Bota

Gjermani/ Aksident i rëndë në Koblenz, minibusi del nga rruga, vdesin 3 shqiptarë, plagosen 4 të tjerë! Po ktheheshin nga një festë familjare (VIDEO)

25 Maj, 19:30| Përditesimi: 25 Maj, 23:00

  • Share

Gjermani-Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koblenz të Gjermanisë, ku 3 shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur, pasi minibusi me të cilin udhëtonin ka dal nga rruga.

Sipas mediave të huaja, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, (25 maj), ndërsa ata po ktheheshin nga një festë familjare kur minibusi me gjithsej nëntë pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys disa herë.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se është njoftuar nga autoritetet gjermane për aksidentin e rëndë, ndërsa po ndiqen nga afër zhvillimet në lidhje me aksidentin.

'Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë. Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës', njofton Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Asnjë automjet tjetër nuk u përfshi në aksident, ndërsa një zëdhënës i policisë e cilësoi aksidentin si shumë të rëndë.

"Është një aksident shumë, shumë i tmerrshëm", tha një zëdhënës i policisë gjermane.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?