Kronikë

EMRAT/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, plagosen dy persona (VIDEO)

9 Korrik 2019, 17:27| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 18:15

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec ku të plagosur kanë mbetur dy persona. Ata janë Arjan Latifi 41-vjeç dhe Silvjano Gjoza nga Bilishti 31-vjeç i cili është në gjendje më të rëndë.

Dy të plagosurit po lëviznin me një automjet tip BMW me targat AA 188 CD të cilën sapo e kishin marrë nga një servis.

Në timonin e makinës ishte vetë pronari ndërsa pasagjer ishte xheneriku i servisit. Ata kishin marrë makinën për ta provuar dhe dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe humbja e kontrollit nga drejtuesi. Si pasojë BMW është përplasur me një bordurë karburanti që ishte në buzë të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që po bën hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zjarrfikësja që do të bëjë të mundur pastrimin e rrugës nga mbetjet e makinës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?