Kronikë

Aksident i shumëfishtë te 'Pushimi i Shoferit' në Lushnjë! Autoboti që transporton çimento përfundon përmbys (VIDEO)

5 Gusht, 17:46| Përditesimi: 5 Gusht, 18:19

  • Share

Një aksident i shumëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’, në aksin rrugor Fier Lushnje.

Disa makina mes tyre edhe një autobot që transporton çimento janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga pamjet e siguruara shohim se ky i fundit ka përfunduar i përmbysur anë të rrugës.

Deri më tani raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po devijon qarkullimin e automjeteve të tjera në një rrugë dytësore.

Sipas bluve, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • loni: 05/08/2025 18:26

    A ka shtet....turpi i madh sa jetë të humbura në këtë vend dhe nuk e çan njeri,si nuk vënë dorë që të paktën të bëhet një nën kalim apo mbi kalim...në atë aks janë bërë disa mbi kalime që kanë mbetur pa mbaruar se aty ku janë bërë nuk ka rrugë fare...çmenduri shqipëtare nuk bëhen aty ku duhet por bëhen në mes të fushës...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?