Foto ilustruese

Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Fushë Milot! Plagoset njëri prej shoferëve, dërgohet te Trauma

3 Gusht, 09:32| Përditesimi: 3 Gusht, 09:42

  • Share

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej shoferëve.

I lënduari është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

"Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes  është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe përcaktimin e të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë mendoni për ndryshimet e propozuara me draftin për Kodin e ri Penal?