Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor! Ndërron jetë një person (EMRI-VIDEO)

6 Tetor, 07:48| Përditesimi: 6 Tetor, 09:04

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shëkollit ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.

Shoferi i motoçikletës, Viktor Nikolli 73 vjeç, i cili u plagos rëndë nga përplasja u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por fatkeqësisht rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?