Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Kakarriq, plagoset një grua (VIDEO)

9 Mars, 12:10| Përditesimi: 9 Mars, 12:26

  • Share

Një grua mbeti e plagosur pas përplasjes së tre automjeteve në aksin Lezhë-Shkoder. Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 të së dielës në afersi të kryqëzimit të Kakarriqit. 

E plagosura u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jeten.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti të trefishtë, nga i cili u bllokua për disa minuta dhe njëri krah i lëvizjes përgjatë aksit Lezhë-Shkoder, duke sjellë trafik të rënduar.

Ky aks rrugor vijon të jetë problematik sa i përket aksidenteve, ku mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe mungesa e standarteve në rrugë është shkaku kryesor i tyre.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: