Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec-Qafë Thanë, mjetet përplasen me njëra-tjetrën (VIDEO)

25 Shtator 2024, 10:48| Përditesimi: 25 Shtator 2024, 11:00

  • Share

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Sipas informacioneve paraprake të Report Tv, mjetet kanë goditur nga pas njëra- tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjëndje të mirë shëndetësore por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?