Kronikë

Aksident i trefishtë në Elbasan, makinat përplasen me njëra tjetrën

24 Janar, 12:00| Përditesimi: 24 Janar, 12:21

  • Share

Elbasan-Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën paraditen e sotme (24 janar) në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Sipas informacioneve paraprake raportohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerr një person nga makina.

71-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Elbasan-Bradashesh", janë përplasur 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit O. L., 27 vjeç, R. SH., 46 vjeç dhe S. Zh, 71 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "BMW", shtetasi S. Zh., i cili është në kujdesin e mjekëve.

2 drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?