Kronikë

Aksident i trefishtë në Gjirokastër/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 4 të plagosur

21 Prill, 15:15| Përditesimi: 21 Prill, 15:21

  • Share

Gjirokastër- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryqëzimin e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër.

Tre automjete tip Toyota Yaris, Mercedez Benz dhe Toyota Corolla me targa greke, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë mbetur të plagosur rëndë, informon gazetari Piro Nase. Ata janë transportuar për mjekim në spitalin "Omer Nishani".

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ‘Toyota Yaris’ ishte marrë me qira nga disa turistë e cila paraprakisht dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar ka sjellë edhe përplasjen e makinave.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?