ELBASAN- Një kamion i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident masiv, ku të paktën shtatë autovetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se kamioni që qarkullonte nga Librazhdi në drejtim të Elbasanit i është çarë goma dhe është përplasur me krahun e urës e më pas 6 makina janë përfshirë në aksident.
Aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Elbasan, në vendin e njohur si “Kthesa e Murrashit”. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është nisur për në spital.