Aksident me 3 makina në aksin Kukës-Shishtavec, plagosen 5 persona (VIDEO)

25 Dhjetor 2020, 10:39| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 10:49

  • Share

KUKËS - Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore që lidh qytetin e Kukësit dhe Shishtavecit.

Tre automjete u përfshinë në aksident në vendin e quajtur 'Ura 16-orëshe.

Për pasojë u plagosën 5 persona të cilët u dërguan në spitalin e Kukësit. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë për shkak të shiut.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave.

1608889730_AKSIDENT1.jpg

1608889743_AKSIDENT2.jpg

1608889755_AKSIDENT3.jpg

Foto nga aksidenti

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?