Kronikë

Aksident me 3 të plagosur në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, fuoristrada përplaset me kamionçinën pasi tentoi parakalimin (VIDEO)

20 Shkurt, 20:38| Përditesimi: 20 Shkurt, 20:46

  • Share

Lushnjë- Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.

Ngjarja u shënua në afërsi të fshatit Dushk, kurse të plagosurit janë dy drejtues mjetesh dhe një pasagjer. 

Një kamionçinë me targa AB968FS është përplasur nga prapa nga një automjet tip fuoristradë, me targa AB261OG, tip “Kia”. 

Nga aksidenti janë lënduar drejtuesit e mjeteve dhe një bashkudhëtar, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lushnjës. Policia në vendngjarje po dokumenton aksidentin për të gjetur shkaqet, si dhe po disiplinon trafikun e automjeteve në kushtet e errësirës. 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se mjeti tip fuoristradë ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë në manovër parakalimi dhe është përplasur me kamionçinën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe kamjonçina ka dalë nga rruga.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?