TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 28-vjeçarin I.H, pasi 3 muaj më parë ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me masën “Arrest me burg” për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”, gjatë një konflikti.
I shpallur në kërkim nga DVP Elbasan për “Fshehje e të ardhurave” dhe “Shkatërrim i pronës”, 48-vjeçari S.B, u dorëzua në policia pas një muaj.
Policia rrugore, ka arrestuar A.M, 24 vjeç i cili është përfshirë në një aksident automobilistik, ku ka lënë të lënduar A.Q 29 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në pranga është vënë edhe 40-vjeçari, V. G., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar këmbësoren D. H., 66 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Më datë 20.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për A.A, 20 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe ka ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën private të një shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Çfare berishe mor thoni ata qe mbrojn berishen jan kriminele dhe jo shqiptar shqiptari nuk ben kshu as vret me pages as vjedh as hap dépôt e arme Eva’s shet detin as gërsecin as 21 Janarin krimet e berishes skan fund magjino sa perqind jan pro 17%perqind shiko sa shum edo populli ate killer te pa bes ima cip rrace serbi
Përgjigju