Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e sotëm rreth orës 4:50 në rrethrrotullimin e Kolonjës, aksi Fier-Lushnjë.
Serxhio Gogaj 28-vjeç nga Tirana ka ndërruar jetë pasi makina tip ‘Volkswagen’ që po lëvizte përfundoi në kanalin kullues.
Gazetari Yrjet Saliasi bën me dije se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt.
“Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur "Rotondo e Kolonjës", shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë”, informoi sot policia.
Trupi i viktimës është dërguar në morgun e Lushnjës dhe ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes në aksident nga përplasja apo mbytja pasi ra në kanalin kullues.
Komente
