Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident me vdekje në Bulqizë, makina bie në greminë! Humb jetën 17-vjeçari, plagoset shoferi (EMRAT)

8 Dhjetor 2021, 18:44| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 10:05

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur këtë mbrëmje në Bulqizë.

Mësohet se viktimë ka mbetur 17-vjeçari Florian Pupuleku, pasagjer në mjet, ndërsa i plagosur ka mbetur shoferi 20-vjeçar Ervis Terziu.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky i fundit aktualisht ndodhet në spitalin e Dibrës ku po merr ndihmë mjekësore.

Raportohet se mjeti me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka rënë disa metra poshtë rrugës në greminë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ora 20:48
Makina e bërë copë, pamje nga aksidenti ku humbi jetën 17-vjeçari në Bulqizë

1638993131_makinaok.JPG

Report Tv ka siguruar pamje nga aksidenti tragjik që ndodhi këtë mbrëmje në Bulqizë ku humbi jetën 17-vjeçari Florian Pupulaku dhe u plagos drejtuesi i mjetit, Ervis Terziu. Në pamjet e siguruara shihet makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë që është bërë copë. Sipas raportimeve, 20-vjeçari Ervis Terziu humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në humnerë. Ai ndodhet në spitalin e Dibrës ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?