Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Mësohet se një automjet me drejtues R.Sh., ka përplasur këmbësorin Shefqet Vathi.
Ky i fundit për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Aksidenti ka ndodhur saktësisht në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit-Manzë.
Burime bëjnë me dije se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Gjiri i Lalëzit -Manzë, një automjet me drejtues shtetasin R. Sh., ka përplasur këmbësorin shtetasin Sh. V., ku si pasoje e përplasjes ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.