Kronikë

Aksident në Fier/ Pëson arrrest kardiak në timon, vdes 60-vjeçari! Automjeti përfundon në kanal (VIDEO)

24 Gusht, 10:43| Përditesimi: 24 Gusht, 13:08

  • Share

Një aksident ka ndodhur paraditen e së dielës në Kallm të Vogël të Fierit. Një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin, dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. 

Policia thotë se si pasojë drejtuesi i mjetit Baftjar Buzi, 60 vjeç ka humbur jetën dhe paraprakisht dyshohet se mund të ketë pësuar atak kardiak. 60-vjeçari është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i pajetë në automjet. 

"Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël. 

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.", njofton policia. 

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?