2 viktima janë shënuar mbrëmjen e kësaj të diele nga aksidentet. Llesh Peposhi 68 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 20 vjeçar në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”.
"Rreth orës 19:55, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, në vendin e quajtur “Aliaj”, automjeti me drejtues shtetasin K. S., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin Ll. P., 68 vjeç (këmbësor). Nga përplasja, 68-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkaq, Policia ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin K. S., për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në orën 20:00 në Rrugën e Kombit në afërsi të qytetit të Kukësit. Një automjet me targa të Kosovës 05-750 EF po udhëtonte në drejtim të doganës së Morinës ka përplasur një tjetër këmbësor rreth 70 vjeç.
Nga goditja e fortë i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend. Forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariatin e Kukësit drejtuesin e automjetit dhe po vijon hetimet e shkakut të aksidentit fatal. Pas aksidentit njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”.
KUKES - Një aksident automobilistik me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.
Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.
Viktima është i moshuar.
Ndryshoni ligjin se nuk kane faj shoferet se ndeshin kembesoret ne rruge kryesore.
Përgjigjumakinat te mos ecin si te terbuara ne rruge..te arrestohet dhe te denohet vrasesi...
PërgjigjuNdersa kalimtaret ne mes te rruges duhet te vazhdojne te ecin or teeeejjjjj