Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën e Koplikut. Report Tv mëson se viktimë ka mbetur efektivi i policisë Jakup Reka i cili u përplas nga një makinë sapo zbriti nga automjeti i tij.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se efektivi i policisë Jakup Reka po shkonte drejt një vendngjarje. Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat shoferin e automjetit me inicialet E.Z., i cili aksidentoi efektivin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ngushellime , po aty e ka pas te shkrume . Nuk ka faj shoferi kur ndalen vend pa vend policet e dalin ne mes rruges si fantazma , i dallon vetem kur i ke 5 metra afer
PërgjigjuKe te drejte mbesa,,,KAFSHET kane marre makina,,,vetem kur denohen mbi 10 vjet i therrasin mendjes...fajin si gjithmone e ka shteti....humbje qe nuk I zevendeson dot,,shteti te ndryshojne denimet...gjobat nuk funksionojne..
PërgjigjuDaja I jem jakup qofsh I xhehnetit jam ne shok nga kjo qe ka ndodh esht nje humbje teper e madhe per mu dhe familiaret...cfar esht Duke ndodh keshtu me kujdes ju lutem pse gjith keto aksidente duhet te denohet xhdo shower qe ecen me shpejtesi te tepruar
PërgjigjuSindi lerja drejtesise ta gjykoj kush eshte fajtor me pa anshmeri!familjes ngushellime.
PërgjigjuShoferi te denohet 20 vjet burg...sepse I ka marre jeten nje njeriu..vrasje e qellimshme...
Përgjigju50 vjet moj diktatore e madhe me bagazh te ulet... Nga fjala aksident e pa qellimshme... ndodh kudo pastaj menyra e policeve qe ndalojne vend e pa vend edhei duket sikur shikojne te tjeret edhe kur te ndalosh duhet te llogaritesh cdo gje. Aty ka qen ora e zoterise aty eshte nuk e shmang dot askush. Perjashtorastet kur jante dehur dhe marrin jete njerezish pastajketu rruget Jan skandal perjashto ndonje qe eshte ber tani me ndricimi se te tjerat Jan si me qen ne bangdalesh.
Ngushellime familjes.
PërgjigjuQofsh i xhenetit vlla! Zoti e forcofte familjen!
PërgjigjuNgushellime familjes, gjynah i ri.
PërgjigjuNgushellime familjes
PërgjigjuTragjedi!Ngushellime!
Përgjigju