Lushnjë- Një aksident me vdekje është shënuar këtë mëngjes (10 Shkurt), në rrugën kombëtare Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë.
Një 65-vjeçare është përplasur për vdekje nga një mjet tip “Audi”, me targa AB257SM, rreth orës 05:30.
Mjeti i drejtuar nga 46-vjeçari Aleksandër Misto, nga Kuçova, ka përplasur viktimën, e cila kalonte në anën tjetër të rrugës.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në Komisariatin e Lushnjës. Ambulanca ka shkuar në vendngjarje për të marrë trupin e viktimës së identifikuar si Hatixhe Topi, e cila këtë mëngjes kishte dalë për të shkuar në punë.
REPORT TV ka siguruar edhe pamjet e aksidentit të rëndë, ku shihen qartë dëmet e shkaktuara nga përplasja, Policia në vendngjarje, ambulanca dhe barela për transportin e viktimës drejt morgut të spitalit.
Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton aksidentin dhe po disiplinon trafikun ndërkohë që pritet eksperti i policisë për vijimin e procedurave.
Komente
