Kronikë

Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset për vdekje në Astir 'Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për vrasje të bujshme! Një grua e plagosur dërgohet me urgjencë në spital

11 Maj 2021, 14:49| Përditesimi: 11 Maj 2021, 16:43

  • Share

Fatmir Avdillari që është përplasur sot për vdekje në një aksident  tragjik në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Tek Bulevardi 'Migjeni', Yzberisht, janë përplasur  dy mjete dhe një motor, nga përplasja e tyre ka ndërruar jete drejtuesi i motorit Avdillari, dhe është dëmtuar drejtuesja e njërit mjet,  e cila po transportohet në QSUT. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën hetimet e domosdoshme. 

"Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

Fatmir Avdillari  ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.  Ai është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.

1620740706_1620737313aksidentitirane001.jpg

1620742312_Sequence03.00000008.Still001.jpg

1620742320_Sequence03.00001223.Still003.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes , makina e përfshirë në aksident dhe motori i Fatmir Avdillarit 

 

Fatmir Avdillari

 

Ora 15:39
U aksidentua sot për vdekje në Tiranë, kush është 'Xubi’ i Yzberishtit, i akuzuar për vrasje të bujshme! Subjekt i OFL

Fatmir Avdillari është përplasur sot për vdekje në një aksident  tragjik në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nga dinamika e ngjarjes mësohet se 45-vjeçari i ka prerë rrugën një makine dhe më pas ka shkuar edhe është përplasur 'kokë më kokë' me një tjetër automjet. Nga dinamika duket që gjithçka ka qenë aksidentale dhe nuk ka pasur prapavijë kriminale. Fatmir Avdillari ka qenë një personazh i njohur për institucionet ligjzbatuese në vend, deri te subjekt i OFL-së.

Kush është Fatmir Avdillari?

Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”. Fatmir Avdillari së bashku me vëllanë Ilirin, por edhe persona të tjerë kanë qenë të njohur si anëtarë të bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, të akuzuar për shumë vepra penale, mes të tjerash edhe vrasje.

Fatmir Avdillari  ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë. Në atë kohë 'Xubi' pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave.

Sipas policisë, Fatmir Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Ai ishte ekzekutuar në janar të vitit 2008 në Greqi dhe më pas ishte djegur, në kohën kur vëllai i tij, Fatmir Avdillari ndodhej në burg. Por pavarësisht deklarimeve të 'Xubit' prokuroria dyshonte se konfliktet e tyre kanë qenë të hershme.

Sapo ka dalë nga burgu, Fatmir Avdillari, i njohur me pseudonimin "Xubi" mblodhi të dhëna për vrasjen e vëllait dhe dyshimet e çuan tek Ardian Tahiri, ndaj të cilit u hakmor, duke e vrarë. Ndërkohë që pas daljes nga burgu, në 2017 u akuzua për trafik droge.

Ndërkohë që vëllai i 'Xubit' Ilir Avdillari ka qenë dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nish tulla: 11/05/2021 19:41

    Gjynof xeboja i shkret

    Përgjigju
  • Hajde gjykata hajde: 11/05/2021 18:08

    Ne 2009 Ben vrasje mes tiranes e ne 2017 lirohet

    Përgjigju
    • Justin: 12/05/2021 23:40

      Edhe pasi doli nga burgu pas 8 vitesh per vrasje u akuzua dhe per trafik droge dhe sberi burg fare

    • politika zonje grua: 11/05/2021 22:01

      vrasje me paramendim, e cilesuar dhe me ndjekje nje jave. 7 vjet burg. te shash kryeministrin 17 vjet burg. te vjedhesh vota behesh drejtor shteti

    • bravo cuna: 11/05/2021 22:00

      drejtesia qe duam. pse cuditesh?!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?