Kronikë

Aksident në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, plagoset motoristi

20 Maj, 11:15| Përditesimi: 20 Maj, 12:01

  • Share

KORÇË – Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë martë në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës mes një makine dhe motori.

Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe akzualisht ndodhet në spital jasht rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon pët zbardhjen e rtethanave.

"Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 4, motomjeti me drejtues shtetasin J. B. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B.  

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi J. B., 45 vjeç, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës",- njofton policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Cilat duhet të jenë prioritetet e mandatit të katërt të qeverisë Rama?