Kronikë

Aksident në aksin Berat-Dimal, përplasen 3 mjete, plagosen drejtuesit e tyre (VIDEO)

18 Gusht, 19:05| Përditesimi: 18 Gusht, 19:16

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë. Tre mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që janë lënduar lehtë tre drejtuesit e tyre.

Në aksident janë përfshirë: një mjet tip Opel, mjeti tip Fiat, dhe mjeti tip furgon.

Tre drejtuesit e mjeteve u dërguan në spitalin e Beratit, për tu ekzaminuar dhe për të marrë mjekim.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes, për të konkluduar në dinamikën e aksidentit.

Forcat e policisë, pas mbërritjes në vendngjarje, stabilizuar në një kohë rekorsld edhe qarkullimin e mjeteve në këtë aks,që ishte për disa minuta vetëm në njërin sens kalimi.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?