Kishin shkuar në Dibër për një rast gëzimi por në kthim makina është përmbysur në aksin rrugor Burrel- Ulëz, në afërsi të fshatit Baz duke zënë poshtë një familje me 6 anëtarë.
Të plagosur kanë mbetur gjyshërit, prindërit dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në Spitalin e Burrelit, prej nga ku njëri prej tyre është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Drejt Tiranës është nisur me helikopter një fëmijë 4 vjeç, ndërsa në mjet ka qenë dhe një fëmijë tjetër 12 vjeç.
Familja dibrane që banonte në Tiranë, sot ishte nisur drejt kryeqytetit me makinën e tyre, ku për shkak të lagështirës dhe rrugës së amortizuar, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë përmbys poshtë urës në lartësi rreth 2 metër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06.30 në vendin e quajtur Bushkash.
Gjatë rënies makina është rrotulluar dhe ka zënë poshtë familjarët. Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes, i cili ka mundur të dalë nga mjeti dhe të kërkojë ndihmë, duke shmangur tragjedinë dhe duke shpëtuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes.
Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe mungesa e sinjalistikës rrugore në këtë segment. Gazetari i Report Tv Mahir Jangulli raporton se në këtë aks rrugor aksidentet janë të shpeshte për shkak se mungon sinjalistika.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e verteta te aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Reth orës 06.30, në aksin rrugor Burrel-Ulëz, në vendin e quajtur Bushkash, shtetasi Z. Ç., duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga është lënduar drejtuesi i mjetit dhe 5 pasagjerë të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Të tjera detaje dalin në dritë nga aksidenti i familjes dibrane në rrugën nacionale Burrel-Milot. Të plagosur janë gjyshërit, prindërit dhe dy fëmijët, të cilët janë transportuar në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është sjellë me urgjencë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Ka qenë njëri prej anëtarëve të familjes, i cili ka mundur të dalë nga mjeti dhe të kërkojë ndihmë, duke shmangur tragjedinë dhe duke shpëtuar të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Drejt Tiranës është sjellë një fëmijë 4 vjeç, ndërsa në mjet ka qenë dhe një fëmijë 12 vjeç, prindërit e tyre dhe gjyshërit e fëmijëve.
Dalin pamje nga aksidenti me 6 të plagosur që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Ulëz. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv makina është e kthyer përmbys.