Makinat e aksidentuara

Kronikë

Gramsh/ Aksidenti në aksin Cërrik-Gramsh, humbi jetën 1 person, policia arreston 2 shoferët

4 Shkurt, 15:43| Përditesimi: 4 Shkurt, 15:58

  • Share

GRAMSH-Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët më (3 shkurt) u përfshirë në një aksident rrugor në aksin “Cërrik-Gramsh”, ku humbi jetën pasagjeri 52-vjeçar, Arianit Hysa.

Sipas policisë, dy të arrestuarit, 21 dhe 39 vjeç, akuzohen për ‘Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor’.

‘Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin "Cërrik-Gramsh", si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Arianit Hysa, 52 vjeç, pasagjer, si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit G. K., 21 vjeç dhe E. H., 39 vjeç’, njoftoi sot policia.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?