Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin Cërrik-Gramsh, përplasen tre makina, plagoset pasagjerja

28 Shkurt 2022, 09:21| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 09:23

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre makina.

Sipas raportimeve, e plagosura me inicialet M.M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Cerrik-Gramsh, janë përplasur 3 automjete, dhe konkretisht një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin R. Xh., një automjet tip “ Benz” me drejtuese shtetasen K. M., dhe automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin D. A. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. M., pasagjere në automjetin tip “Benz “ e cila ndodhet për mjekim në spitalin e Cerrikut, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?