Kronikë

Aksident në aksin Divjakë-Çermë, plagoset rëndë drejtuesi i motorit! Dyshohet se ishte i dehur

1 Dhjetor 2021, 14:34| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 14:50

  • Share

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Divjakë-Çermë.

Mësohet se një motoçikletë ka goditur nga pas një automjet dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri Afrim Nergjoni ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sakaq, raportohet se ai ka plagë të shumta në trup ndërsa dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka goditur nga pas automjetin me targë 'AA 761 PO'.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po pritet grupi hetimor për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?