Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin ‘Elbasan–Cërrik’, plagosen 2 shoferët dhe 3 pasagjerët

28 Shtator, 19:43| Përditesimi: 28 Shtator, 19:44

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Elbasan–Cërrik", në fshatin Valas.

Automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, njofton policia.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?