Pamje nga vendngjarja

Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, drejtuesi humbet kontrollin e mjetit, dy të plagosur (FOTO)

23 Nëntor 2018, 16:09| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 19:17

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në fshatin Murras, në Elbasan.

Mësohet se aksidenti është shënuar në aksin Peqin-Elbasan, ku drejtuesi 21 vjeç A.S ka humbur kontrollin e mjetit tip "Ëolksvagen" me të cilin po udhëtonte duke dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur dhe me bordurën anësore.

Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri shtetasi F.K., 25 vjeç, banues në Peqin, të cilët u transportuan në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rreziku për jetën.
 

Njoftimi i plotë i policisë:

Ende nuk dihen identitetet e dy të lënduarve, ndërsa dyshimet paraprake të policisë  janë se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë. Policia po heton për të zbardhur shkaqet e aksidenti.

Në aksin rrugor Peqin –Elbasan, në fshatin Murras , shtetasin A.S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip "Ëolksvagen" me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën ansore.

Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri shtetasi F.K., 25 vjeç, banues në Peqin, të cilët u transportuan në Spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?