Aksidenti në Elbasan-Peqin

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy makina përplasen me trajlerin! Një person mbetet i lënduar

26 Gusht, 18:15| Përditesimi: 27 Gusht, 14:59

  • Share

ELBASAN - Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ku janë përplasur dy makina dhe një trajler, nga ky aksident ka mbetur vetëm një person i lënduar lehtë.

Policia dhe zjarrfikësja në vendin e ngjarjes, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e aksidentit.

'Në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", janë përplasur automjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin L. H., kamioni me drejtues shtetasin A. K., dhe automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin E. P..

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz", shtetasi E. P., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?