Foto ilustruese

Kronikë

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përplaset me motoçikletën, arrestohet drejtuesi i mjetit

8 Janar 2019, 14:52| Përditesimi: 8 Janar 2019, 15:04

  • Share

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar një 58-vjeçar.

Sipas policisë mësohet se drejtuesi i mjetit, me inicialet R.B., 29 vjeç, banues në Elbasan ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin po udhëtonte dhe është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë ka mbetur i plagosur 58 vjeçari me inicialet I.Q. i cili është dërguar menjëherë pas ngjarjes në spiatal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia pas ngjarjes ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit  dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan –Peqin, shtetasi R.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin I.Q., 58 vjeç, i cili drejtonte një motoçikletë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?