Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, ndërron jetë punonjësi i policisë në Burgun e Peqinit, 6 të plagosur

11 Qershor 2021, 22:00| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 07:14

  • Share

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe 6 të plagosur ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin.

Mjeti tip Kamioçin dhe mjeti tip "Ford", janë përplasur dhe si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin  tip " Ford". Burime për Report TV bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ardjan Xhaja, 51 vjeç, nga Saranda punonjës policie në Burgun e Peqinit.

Të plagosur kanë mbetur, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeça, banues në fshatin Mollas, Gëzim Baku, 60 vjeç, nga Gostima, Marius Hysa, Mollas, Kudred Hasa, 27 vjeç dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë parakalimi i gabuar. Siç shihet edhe nga pamjet mjeti tip 'Ford' është shkatërruar krejtësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Ora 22:26
Aksidenti me vdekje në Elbasan, viktima punonjës në Burgun e Peqinit

 

1623474915_Screenshot4.jpgViktima i aksidentit të mbrëmjes së sotme në aksin Elbasan-Peqin, është Ardjan Xhaja, punonjës policisë në Burgun e Peqinit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?