Kronikë

Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)

22 Dhjetor 2024, 12:23| Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 12:38

  • Share

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Një makinë e forcave ‘Shqiponja’ është përplasur me barrierën ndarëse.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i përplasjes ka qenë një autoveturë që i ka prerë rrugën makinës së efektivëve.

Në vendgjarje ndodhet policia për zbardhjen e shkaqeve.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?