Aksident në aksin Fier-Levan, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Ja si paraqitet gjendja e drejtuesit të automjetit

26 Shtator, 11:31| Përditesimi: 26 Shtator, 11:36

  • Share

FIER - Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur kthesa e liqenit ku një automjet tip Wolksvagen ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur një patrullë e policisë dhe autoambulanca që kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në spitalin rajonal të Fierit i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?