Një nga makinat e aksidentuara

Kronikë

Aksident në aksin Fier-Levan/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 2 të plagosur

4 Prill, 12:22| Përditesimi: 4 Prill, 12:27

  • Share

Një aksident është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se dy makina njëra tip ‘Volsvagen’ dhe tjetra ‘Opel’ janë përplasur me njëra tjetrën.  

Si pasojë e goditjes së fortë, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Fierit.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?