Kronikë

Aksident në aksin Fier-Lushnje, kamioni përplaset me një ambulancë, 4 persona të plagosur (VIDEO)

7 Maj, 15:41| Përditesimi: 7 Maj, 16:57

  • Share

FIER-Një aksident ka ndodhur sot në aksin Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Vajkanit”.  

Një kamion është përplasur me një ambulancë, e cila vinte nga Skrapari dhe si pasojë e përplasjes së fortë kanë mbetur 4 persona të plagosur.

Të 4 të lënduarit në momentin e përplasjes ndodheshin në ambulancë, një pacient me probleme mendore, babai i tij, infermieri dhe një punonjës policie.

Dyshohet se kamioni i ka prerë rrugën ambulancës. Burimet nga spitali bęjnë me dije se gjëndja e të lënduarve është e mirë përveç punonjësit të policisë i cili është dëmtuar në njërën këmbë.

'Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 14:50, në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", në vendin e quajtur "Vajkan", ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip "Kamion" me drejtues shtetasin Ilir Seitaj, dhe autombulanca me drejtues shtetasin Jemin Tare. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pacienti, shtetasi Genci Zylyftari, 38- vjeç dhe personat që shoqëronin pacientin nga spitali psikiatrik Vlorë, për në banesë, shtetasi Esat Zylyftari, 74 vjeç, banues në Skrapar, babai i pacientit, shtetasi Hatem Bakillari, 54- vjeç, punonjësi i policisë në Komisariatin e Skraparit(SPZ), dhe shtetasi Taulant Mekollari, banues në Çorovodë, infermieri, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën', njoftoi policia. 

Në vendngjarje kanë shkuar menjęherë policia, ambulanca dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë është krijuar edhe radhë e gjatë automjetesh si pasojë e bllokimit të trafikut. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?