Kronikë

Aksident në aksin Fier-Patos, 2 mjete përplasen me njëra- tjetrën, policia në vendngjarje

8 Mars, 16:04| Përditesimi: 8 Mars, 16:10

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier- Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete tip “Benz” dhe “ Volsëagen” janë përplasur me njëra- tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendngjarje  ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve veçanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.

 

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: