Aksident në Fier

Kronikë

Aksident në aksin Fier-Patos / Automjeti përplaset me autobusin e linjës, drejtuesi përfundon në spital

19 Maj, 15:02| Përditesimi: 19 Maj, 15:04

  • Share

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Portezës’ në Fier.

Automjeti tip ‘Ford’ është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier dhe, për pasojë, ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal.

Sipas informacioneve, raportohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni nga qeveria Rama 4 pas zgjedhjeve të 11 majit?