GJIROKASTËR-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Gjirokastër, ku një makinë është përplasur me një motorr.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:35, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavijë", në afërsi të fshatit Goranxi.
Automjeti me drejtues personin me inicialet A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.
Si pasojë, drejtuesi i motorrit është plagosur dhe më pas është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për të marr ndihmë mjekësore.
''Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. V., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.
Komente
