Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokaster-Kakavijë, pranë fshatit Grapsh.
Një pasagjere e linjës së udhëtarëve Gjirokastër-Janinë është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një oficer të Policisë së Shtetit, sapo ajo ka dalë nga autobusi.
Polici ka përplasur 71-vjeçaren Kostulla Harito me automjetin e tij privat, teksa po shkonte për në punë.
"Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavije", në Grapsh, shtetasi A. M., 55 vjeç, (oficer policie në DVKM Gjirokastër i cili po shkonte për në punë) duke drejtuar automjetin e tij personal ka aksidentuar shtetasen K. H., rreth 71 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje|,- njofton policia.
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP ku kanë bërë shoqërimin e kolegut të tyrë në komisariat, ndërkohë që policia rrugore po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
