Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

24 Korrik, 09:07| Përditesimi: 24 Korrik, 09:20

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet Opel me targa greke me drejtues K.SH emigrant në Greqi, ka përplasur Florika Korkuti 75- vjeçe banore në Gjirokastër.

Nga përplasja 75 vjeçarja ajo ka ngelur e lënduar rëndë, ndërsa është transportuar menjëherë për në Spitalin e Gjirokastrës për mjekim.

Sipas deklaratës që ka bërë drejtuesi i mjetit, mendohet se 75- vjeçarja i ka prerë rrugën mjetit, pasi shpejtësia me të cilën udhëtonte ka qenë jo më shume se 30 kmh.

Në vendngjarje ka shkuar edhe Policia Rrugore dhe po analizon shkaqet e aksidentit.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?