Kronikë

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas zetorin, vdes i biri, rëndë i ati

23 Mars 2018, 16:32| Përditesimi: 23 Mars 2018, 17:52

  • Share

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku një zetor është përplasur me një mjet.  Sipas burimeve në vendngjarje, zetori i ka prerë rrugën automjetit që ecte në krahun e vet dhe për pasojë është përplasur.

Drejtuesi i zetorit,Klajdi Ngjelina, 35- vjeç ka gjetur vdekjen  në vend, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur babai i viktimës Sali Ngjelina, i cili është transportuar menjëherë për në reanimacionin e spitalit të Gjirokastrës, ku po udhetonin te dy në zetor. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura e Kardhiqit. Theksojmë se ky aks është tepër i rrezikshëm, duke u kthyer në burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit. 

Komento

Komente

  • gjeo-analisti-zvicer.ff: 23/03/2018 17:27

    Besoni,se ne kosove e shqiperi eshte Lufte e tmershme me aksidente,ku ka pas shume raste,qe ne pushime ne kosove ma kane rrezikuar jeten,ku hyjn ne tejkalim ballem-balle dhe skeni se ta evitoni rrezikun,ose futur ne ara per te shpetuar tani ne shumicen e rasteve,edhe pse kame nje bmw te mire,por ne kosove preferoj autobusim me i sigurt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?