Kronikë

Aksident në aksin Klos - Burrel, furgoni përplas fëmijën, 4 vjeçari vdes në spitalin e Traumës

20 Mars, 21:02| Përditesimi: 20 Mars, 21:51

  • Share

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Klos-Burrel, ku një automjet tip furgon ka dalë nga rruga dhe përplasi një fëmijë të mitur.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi L.D., 52 vjeç, humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke shkaktuar aksidentin. Fëmija 4 vjeç u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe më pas u dërgua në spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë disa orë më pas, mbrëmjen e sotme. 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?