Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin rrugor Klos-Burrel, ku dy makina dhe një motor janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Komente
