Tre aksidente nga moti i keq/ Në Korçë furgoni del nga rruga 2 të plagosur! Te Ura e Milotit kamionin e ‘merr era’

20 Janar, 11:42| Përditesimi: 20 Janar, 14:18

  • Share

Moti i keq me reshje dëbore dhe stuhi ka përfshirë pjesën më të madhe të territorit të vendit. Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të fuqishme në vend janë raportuar 3 aksidente rrugore.

Në Korçë në aksin nacional Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Cangonj, një makinë shërbimi TAXI, me të cilën udhëtonin 5 persona brenda doli nga rruga. Si pasojë e aksidentit 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë në urën e Milotit në Lezhë për shkak të erës së fortë është rrezuar një kamion. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Ndërkohë është krijuar edhe trafik i rënduar.

Edhe në Klos në fshatin Fshat ka ndodhur një aksident. Si pasojë e motit të keq makina ka humbur kontrollin dhe një persona ka mbetur i plagosur.

Ora 14:15
Moti i keq, makina humb kontrollin e del nga rruga në Klos, 1 i plagosur

Në aksin rrugor të fshatit Fshat,  T.K.,  duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar M.S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të kushteve të motit dhe akset me dëborë, të moderojnë shpejtësinë, të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë pasi bëhen burim aksidenti për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?