Aksident i rëndë në aksin Korçë - Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Në vendngjarje sapo ka mbërritur ambulanca dhe policia, dyshohet për të plagosur rëndë. Një mjet ka përfunduar në tokat anës rrugës.
Sipas të dhënave, mjeti ka dalë nga rruga, ndërsa i plagosur ka mbetur drejtuesi, i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës pas nxjerrjes nga mjeti.
Njoftimi i Policisë
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:35 në aksin rrugor "Korçë- Ersekë", në fshatin Dvoran, shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi V. Sh., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
