Pasojat e aksidentit rrugor, makina në kanal

Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vetura del nga rruga dhe përmbyset në kanal, shpëton për mrekulli shoferi (FOTOT)

28 Nëntor 2024, 18:03| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 18:53

  • Share

Korçë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Një veturë me targa AA596, me ngjyrë vishnjë, ka dalë nga rruga kryesore dhe është përmbysur në kanal. Shoferi i mjetit ka shpëtuar për mrekulli.

Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Gazetari i Report TV, Armand Braho, informon se nga aksidenti ka dëme të shumta materiale, por jo dëme në njerëz.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat.

1732813915_4026b7b66ea94840bbf76a9ccd693a04.jpg

1732813931_7a9d6cc7f52247dc8478e6fe5c9f7513.jpg

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?