Moti i keq ka shkaktuar disa aksidente pasditen e sotme, në Fier e Lushnje si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë.
Si pasojë e lahështirës në rrugë, një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh në Fier.
Një furgon mallrash dhe një pasagjerësh janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë dhe një prej drejtuesve të mjeteve.
"Automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. P., është përplasur me një automjet tip furgon me drejtues shtetasin A. B. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili u transportua në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.
Po ashtu, një tjetër aksident është shënuar në autostradën Rrogozhinë- Lushnje në afërsi të fshatit Golem.
Një mjet tip Porche Cayen ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës, ndërsa ka shkaktuar dhe përplasje me mjetin tip Toyota dhe një tjetër mjet tip Benz, ku si pasojë janë lënduar 3 persona.
Tjetër aksident në autostradë kësaj rradhe në dalje të fshatit Dushk. Një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka thyer një shtyllë të tensionit të mesëm që furnizon me energji pompat e ujit që furnizojnë qytetin e Lushnjes.
Gjithë zona pa energji elektrike. Drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë dhe pakujdesisë.
Drejtuesja e mjetit dhe nje shoqe e saj kanë marrë lëndime të lehta. Në vendngjarje uniformat blu për rrethanat e aksidentit dhe grupi i avarive të osshe për të risjellë energjinë tek pompat e ujit.poicia po pret grupin hetimor per dokumentimin e ngjarjes.
Tre mjete janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë- Lushnje në afërsi të fshatit Golem.
Një mjet tip Porche Cayen ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës, ndërsa ka shkaktuar dhe përplasje me mjetin tip Toyota dhe një tjetër mjet tip Benz.
Tre të lënduar janë nisur drejt spitalit të Lushnjes ku po mjekohen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Lagështia në rrugë dhe prezenca e ujit kanë qenë shkaktarë të aksidentit të trefishte sipas burimeve nga policia.
Policia e qarkullimit në vendngjarje jo vetëm për dokumentimin e ngjarjes, por edhe për të disiplinuar trafikun e krijuar me radhë të gjata në autostradë në drejtim të Lushnjes.