Kronikë

Aksident në aksin Levan-Fier, kamionët përplasen kokë më kokë (VIDEO)

3 Tetor 2019, 18:36| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 18:46

  • Share

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën Levan-Fier, ku në vendin e quajtur 'Fabrika e Bukës, në lagjen  1 Maji, janë përplasur dy maune.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, por fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj. Nga dyshimet paraprake thuhet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështia në rrugë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?