Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, vdes pas përplasjes së dy mjeteve shoferi 65-vjeçar! Policia procedon drejtuesin tjetër (EMRI+VIDEO)

18 Dhjetor 2024, 10:44| Përditesimi: 18 Dhjetor 2024, 11:55

  • Share

Lezhë- Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Lac ditën e sotme (18 Dhjetor), me pasojë vdekjen. 

Policia sqaroi se aksidenti ndodhi rreth orës 10:00, në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku janë përplasur mjeti kamion me drejtues shtetasin Shpëtim Bajrami dhe mjeti me drejtues Ded Tosku.  

Për pasojë, ka humbur jetën 65-vjeçari Tosku, i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve, edhe pse u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

“Ndaj drejtuesit të kamionit, po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, bëri me dije policia vendore.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, përcolli edhe pamjet nga ky aksident tragjik i ndodhur.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?